Fabregas te Milani që në janar, bisedimet kanë filluar pozitivisht

Views: 535
This will be some description under the media in header
Avantgardia

Përfaqësuesit e Milanit janë takuar me ata të Cesc Fabregasit, ku mësohet se i është afruar një kontratë dy vjeçare e gjysmë.

Spanjolli do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit dhe është i lirë të nënshkruajë për një klub tjetër që nga janari e tutje.

Drejtori i Rossonerëve, Paolo Maldini, nënvizoi se ata kanë një “ide” që të nënshkruajnë me mesfushorin.

Cesc Fabregas te Chelsea . (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Lajmi u publikua nga Antonio Vitiello i MilanNeës, ku raportohet se tashmë njerëzit e Milanit janë takuar me agjentët e Fabregasit sot.

Ndërkohë që ka ende distancë të konsiderueshme mes dy palëve, sa i përket të ardhurave.

Fabregas . (Photo by Paul Kane/Getty Images)

Por ajo që është e sigurt se të dyja palët janë të etur për të pasur një marrëveshje.

Besohet se Milani i ka ofruar një kontratë dy vjet e gjysmë, pasi ata shpresojnë të nënshkruajnë Fabregas për pak para që në janar.