Kampi i Furyt kërkon hetim nga WBC lidhur me ndarjen e pikëve në meçin kundër Wilder

Views: 508
This will be some description under the media in header
Avantgardia

Vendimi i gjyqtarëve që ta mbyllnin baras meçin ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury, është etiketuar si kundërthënës dhe kampi i britanikut është duke kërkuar një hetim lidhur me pikët e ndara për dy boksierët.

30-vjeçari u ndesh në Los Angeles me kampionin në fuqi të WBC-së në kërkim të rikthimit të tij në majat e boksit në kategorinë e peshave të rënda.

Dueli mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder u mbyll baras (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, edhe pse gjatë gjithë kohës ishte përpara me pikë, në fund gjyqtarët e vendosën meçin me pikë të barabarta, duke vënë në pah edhe dy nokautet që i pësoi Fury.

Mirëpo, Sky Sport News raporton se promovuesi i tij, Frank Warren, do të kërkojë nga organizata WBC (World Boxing Council) që të bëjë një hetim lidhur me vendimin për pikë të barabarta ndërmjet Tysonit dhe Wilderit.