Hernanes: Juve nuk zgjedh mes Scudettos dhe Ligës së Kampionëve

Hernanes nuk mund të zgjedh mes Scudettos dhe Ligës së Kampionëve, pasi skuadra do të luftojë për të gjitha me 100 për qind.

Mesfushori i Juventusit, kaloi një sezon të vështirë në Torino, por tani ka filluar të pranohet nga fansat.

Mesfushori është pyetur se a dëshiron titullin në Serie A apo Ligën e Kampionëve.

“Më duhet të them se jam instiktiv. I bëjë gjërat para se të flas për to. Që kështu nuk mund të bëjë kalkulime, nuk dua të zgjedh”.

“Scudetto do të ishte e gjashtë më radhë (e paarritur nga askush)”.

“Kur erdha te Juve erdha të luajë në Ligën e Kampionëve, që kështu nuk mund të vendos për cilin trofe. Ne do të japim 100 për qind për të gjithë trofetë”.

Ai foli fjalë të mirë edhe për ardhjet e lojtarëve si Miralem Pjanic, Gonzalo Higuain dhe Medhi Benatia. /IndeksKosova/