Bailly zgjedh futbollistin më të mirë afrikan dhe atë më të mirë ndonjëherë në botë

Views: 38
Avantgardia

Eric Bailly ka treguar preferencat e tij në lidhje me futbollistit më të mirë të botës dhe atë të kontinentit afrikan.

Mbrojtësi i Manchester United ka deklaruar se futbollisti më i madh afrikan është ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba.

Ndërsa, futbollisti më i mirë ndonjëherë në botë, sipas Baillyt është tanimë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.

“Futbollisti më i madh afrikan është shoku im, Didier Drogba”, ka thënë fillimisht mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly.

“Por, futbollisti më i madh ndonjëherë, për mua, është Zinedine Zidane”, përfundoi mbrojtësi i ‘Djajve të Kuq’. /IndeksKosova/