“Wanyama më i mirë se Xhaka”

Views: 6
Avantgardia

Ish-mesfushori i Tottenhamit, Jermaine Janes, është kthyer të flasë për derbin londinez, në mes Arsenalit dhe ‘Spurs’ që u luajnë në fundjavë dhe në veçanti mesfushën e dy skuadrave.

Sipas Jenas, ish-skuadra e tij ka qendrën e mesfushës shumë më të mirë se rivali i tyre, ndërsa nga blerje e mëdha të bëra nga dy skuadra, Tottnham ka goditur më shumë me blerjen e Victor Wanyamas sesa Arsenalit me Granit Xhakën.

“Arsenal mund të ketë qenë në formën më të mirë kohëve të fundit, por ne mësuam të dielën se mesfusha qendrore e tyre është asgjë kundër asaj aq të mirë të Tottenhamit”, ka shkruar Jenas në kolonën e tij në Yahoo Sport, përcjell IndeksKosova.

“Francis Coquelin bënte lojë të mirë, por Victor Wanyama, Mousa Dembele dhe Christian Eriksen, duke luajtur në një rol pak më të thellë, ishin dominues”.

“Kur ju shikoni dy përforcimet e mëdha në mesfushë që skuadrat bën në verë, Wanyama duket një blerje shumë më të mirë se Granit Xhaka”,përfundoi ish-mesfushori Jenas. /IndeksKosova/

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *