Korrupsioni ia rrezikon Kosovës rreth 300 milionë dollarë

Views: 83
Avantgardia

Kosova rrezikon të përjashtohet në fundvit nga programi investiv i Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), i cili ofron qasje në rreth 300 milionë dollarë

Sebep për këtë është bërë vlerësimi për shkallë të lartë të korrupsionit.

Kjo është vetëm goditja e fundit që ka marrë shteti, si pasojë e përhapjes në shkallë endemike të dukurisë së shpërdorimit të detyrës zyrtare për qëllime përfitimi.

Për të njëjtën arsye, Kosova ka mbetur enklavë në hartën e Evropës – mungesa e rezultateve për ta luftuar korrupsionin është një nga dy arsyet pse Bashkimi Evropian ende nuk i ka liberalizuar vizat me Kosovën.

Po ky ambient ia ka humbur perspektivën ekonomike shtetit, ngaqë ka trembur shumë investitorë dhe ka rritur konkurrencën jolojale.

Petrit Selimi është emëruar nga kryeministri Isa Mustafa si koordinator nacional i MCC-së.

 

 

IndeksKosova

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *