Faik Grainca Bosi i kazinove në Ferizaj

Views: 12
Avantgardia

Kjo kazino u hap gjatë kësaj jave kështu thotë punëtori i cili të enjten po e mbante orarin e punës.

E vetëm disa orë më vonë, ajo u mbyll. Shiritin ia vuri administrata tatimore, pas interesimit të Klan Kosovës, për funksionimin e kazinos Diamond Casino në largësi prej vetëm 300 metra nga kisha katolike në njërën anë dhe shkollave të mesme e fillore në anën tjetër, në rrugën Rexhep Bislimi, në Ferizaj.

Klan Kosova këtë biznes e vizitoi edhe para 1 jave, ku pronari i saj i cili nuk deshi të prononcohet para kamerës tha se i ka të gjitha dokumentet për të hapur një biznes të tillë, njofton Klan Kosova.

Se u dha leje pëlqimi disa bizneseve të tilla në Ferizaj, e pranoi edhe  vetë Drejtori i Urbanizmit Faik Grainca.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *