Svarqa kthen frymën komuniste në organet komunale

Views: 6
Avantgardia

Kryetari i Komunës së Ferizajt, duke keqpërdorur ditët e fundit në pushtetin komunal, po fton punonjës arsimor, shëndetësor dhe të tjerë në zyrën e tij, në stilin e “bisedës informative” për t’i shantazhuar dhe kërcënuar me humbje të vendit të punës, përshkak se këta të fundit kanë marrë pjesë në tubimet e hapura për publikun të organizuara nga partit politike.

Kjo formë e punës, e keqpërdorimit të pushtetit komunal, shantazhit ndaj intelektualëve të Komunës sonë, profesionistëve është dëshmi për nostalgjinë e kryetarit të komunës për qeverisjen komuniste, ku zyrtarët janë të shantazhuar dhe kërcënuar vazhdimisht nga titullarët e institucioneve publike. Pa çka, mjafton t’i referohemi të kaluarës së kryetarit për të vërtetuar këto pohime.
Pushteti komunal në Ferizaj, është në ditët e fundit të qeverisjes dhe paniku i kryetarit Svarqa që përmes këtyre formave krejtësisht komuniste dhe larg nga fryma demokratike është dëshmi për humbjen e thellë që do t’a pësojnë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Kryetari Svarqa, forma të tilla të shantazhit po përdor edhe ndaj punonjësve të administratës komunale, institucioneve në vartësi komunale, porse tash jo duke i zmbrapsur kundër pjesëmarrjes në tubimet e PDK-së, porse duke i detyruar dhe kërcënuar për të marrë pjesë në tubimet elektorale të organizuara nga partia e tij (LDK-ja).

Kuadrot profesionale, punonjësit komunal, nuk duhet të kenë frikë nga forma të tilla të sjelljes komuniste të kryetarit Svarqa, i cili po jep goditjet e fundit të frikës në fundin e mandatit të tij qeverisës.

Akte të tilla jonjerëzore, janë kundër lirive dhe të drejtave të njeriut dhe nuk i kontibuojnë aspak zhvillimit të një demokracie të mirëfilltë.
Kërkojmë urgjentisht, që të ndërpriten të gjitha format e shantazhit dhe kërcënimit ndaj punonjësve të arsimit dhe shëndetësisë, e cila për qytetarët paraqet fazën më të errët të historisë – atë të diktaturës komuniste.

IndeksKosova

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *