Kryesia gjysmake e PDK-së në Shtime e brengosur dhe e shqetësuar nga përkrahja e madhe që po i bëhet Kandidatit të Pavarur për Kryetar të Shtimes

Views: 12
Avantgardia

Kandidati i panvarur z. Fatmir Rashiti për mes një komunikate për media ka reaguar për gjendje aktuale në Komunën e Shtimes!

Qeverisja aktuale, ku korrupsioni dhe nepotizmi e ka mbërthyer qeverinë komunale, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, shërbyesit civilë dhe publikë, duke i shantazhuar dhe kërcënuar në mënyra të ndryshme, vetëm e vetëm se po e shofinë humbjen e sigurtë!

Kryesia gjysmake e PDK-së në Shtime, e brengosur dhe e shqetësuar tej mase nga përkrahja e madhe që po i bëhet Kandidatit të Pavarur për Kryetar të Shtimes, z. Fatmir Rashiti, nga anëtarësia e gjerë e PDK-së, koalicioni i madh: AAK, Nisma për Kosovën, AKR, LB, si dhe një pjesë e anëtarësisë dhe simpatizuesve të subjekteve të tjera politike, dalin me sqarime boshe thuaja se anëtarësia e tyre qenkan të hutuar dhe nuk po e ditkan se z.Fatmir Rashiti është Kandidat i Pavarur për Kryetar. Kjo Kryesi e përgjysmuar, e mbetur edhe pa elektorat, për shkak të nënçmimit dhe nëpërkëmbjes së tyre, e ka humbur orientimin në oborrin e vet dhe sulmon të tjerët, të cilët po bëjnë punën e tyre demokratike, duke respektuar qytetarin, në rend të parë, mendimin dhe shprehjen e lirë të tij, konform sistemit pluralist, të cilin ia garanton edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Duke ditur keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur dhe po vazhdojnë të ndodhin me avazin e vjetër nga qeverisja aktuale, ku korrupsioni dhe nepotizmi e ka mbërthyer qeverinë komunale, po tentojnë të frikësojnë qytetarët, shërbyesit civilë dhe publikë, duke i shantazhuar dhe kërcënuar në mënyra të ndryshme, vetëm e vetëm se po e shohin fitoren e sigurt të

Kandidatit të Pavarur për Kryetar të komunës së Shtimes, z. Fatmir Rashiti, e cila padyshim është e pashmangshme dhe kjo do të ndodh hiç më larg se më 22 tetor.
Pushteti aktual administratën, shëdetësinë, kulturën dhe ekonominë e ka shndërruar në një gjendje kaotike dhe të pashpresë, duke punësuar madje në Komunë dhe institucione shkollore militantë partiakë pa kurrfarë procedure të konkursit publik, duke kryer projekte ndërtimore pa asnjë procedurë të prokurimit publik dhe duke nxjerrë vendime të kundërligjshme në Kuvendin e Komunës së Shtimes, në prag të fushatës zgjedhore.

E vetmja shpresë mbetet që ky pushtet i ndërtuar në baza jo të shëndosha, të ndëshkohet me votën e qytetarëve, më 22 tetor. Me kontratën tonë, që kemi bërë me qytetarin, do ta kthejmë perspektivën në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, në administratë, në kulturë dhe në të gjithë resorët e tjerë të
komunës sonë, thuhet në komunikat.

 

IndeksKosova

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *