Ngatërrohet keq simpatizantja e PDK-së: Ata e futën Kosovën në procese …’shit’

Views: 10
Avantgardia

Për dallim prej herëve të tjera, tubimi kësaj radhe nisi me fjalimin e një vajze të re nga Vushtrria, e cila për herë të parë gëzon të drejtën e votës në zgjedhjet lokale të 22 qershorit.

Në fjalimin e saj motivues ajo u ngatërrua me fillim.

Simpatizantja e PDK’së e mbërthyer nga emocionet nuk arriti të përfundojë tërë fjalimin e saj, pas një ngatërrese që pati.

Teksa po fliste për proceset në të cilat PDK e ka futur Kosovën, ajo ndalon, ndërsa pas disa sekondave thotë ‘shit’ për gabimin e saj.

Ajo u dëgjua çfarë tha pasi kishte mikrofonin afër.

“Ata e shpallën vendin tonë shtet të pavarur, për, për, përpos kësaj ata e futën Kosovën edhe në procese … (ngatërrohet e ndërpret fjalimin) … shiiit. Më falni, I am sorry”, tha ajo teksa ndaloi fjalimin e saj.

Këtë ngatërrim të saj, mund ta dëgjoni nga minuta 01:00 e kësaj kronike të Klan Kosovës:

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *