Haradinaj thotë se ende s’e kanë marrë formalisht Projektligjin për Specialen

Views: 6
Avantgardia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që i bëri sot Komunës së Ferizajt, ka folur për nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të cilën Kryesia e Kuvendit dje ia propozoi Qeverisë
Kryesia e Kuvendit dje ka marrë vendim që iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës.

Por, Haradinaj sot tha se ende nuk e kanë marrë shkresën dhe nuk e dinë njëherësh as përmbajtjen.

“Formalisht jo, por e di që na e ka dërguar. Por ende zyrtarisht s’e kemi marrë shkresën. Sekretariati i Kuvendit na çon neve. Ende nuk e dimë as përmbajtjen. E kam lut sot sekretarin tonë me shku me fol me sekretarin e Kuvendit, me marrë jozyrtarisht me pa çka na kanë dërguar. Procedurat e Qeverisë janë kështu. Kur vjen një kërkesë e këtillë, ne japim mendim. Atëherë disa ministri po e japin mendimin e vet. Bazuar në atë mendim, Qeveria ia kalon mendimin Parlamentit. Në këtë rast vendimi i Qeverisë nuk është fort i vlefshëm, për shkak se ky është një mocion që buron nga Parlamenti. Megjithatë, Parlamenti e ka në pronësi këtë mocion, pasi buron nga Parlamenti. Por, Qeveria me respekt do t’i kryejë të gjitha procedurat, që parashihen në këtë rast”, tha Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë dje njoftoi se më 25 janar do të jetë vazhdimi i seancës dhe menjëherë pas saj seanca e re parlamentare.

“Kemi vepruar në bazë të rregullores së Kuvendit, iniciativa i është dërguar për mendim Qeverisë. Qëllimet politike i kemi, s’ka pasë nevojë askush të dalë nga mbledhja. Demarkacioni nuk do ta kemi në seancë plenare për arsye se komisioni nuk e ka sjellë në kohë të duhur. Do të presim ta procedojmë”, ka thënë ai.

 

IndeksKosova

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *