Veterani i UÇK-së, në gjendje të rëndë ekonomike me nëntë familjarët e tij (Video)

Views: 362
Avantgardia

Edhe pse dikur ishte në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai nuk po e gëzon të drejtën e pensionit invalidor.

Kjo po i shkakton probleme të mëdha Milaim Xhaferit nga Hajvalia, të cilit përveç brengës për sigurimin e kafshatës për nëntë familjarët e tij, iu shtua edhe brenga shëndetësore për shkak të sulmeve në zemër.

Problemet shëndetësore përveç që nuk po ia mundësojnë të punojë, po e obligon që të sigurojë barna që brenda një ditë të vetme kushtojnë mbi 13 euro.

Milaimi po tregon se si pasojë e mykut dhe lagështisë që e kanë ngulfatur shtëpinë, në gjendje të rëndë shëndetësore e ka pasur edhe vajzën e vogël për të cilën tha se më shumë pinë çaj sesa qumësht, pasi që nuk ka mundësi që t’ia sigurojë këtë të fundit.

Po ashtu, ai tha se për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike është dashur që dy fëmijët e mëdhenj t’iu ndërpres shkollimin.

Fëmijët e tij mbetën me shpresë që një ditë ata do të kenë ushqim dhe veshmbathje të mjaftueshme, sidomos në këtë dimër të ftohtë. /Tribuna Channel/