Haradinaj shkon i bindur në seancë: I kemi votat për Demarkacionin

Views: 182
Avantgardia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të shkonin në seancë po të mos i kishin votat e nevojshme për ta votuar Marrëveshjen. Ai ka thënë se AAK-ja është pro Marrëveshjes, duke nënkuptuar kështu edhe votën e deputetes Donika Kadaj.
Ai ka shtuar se Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë fillimisht debat apo do të shkohet menjëherë në votim.

“Sot në Kuvend diskutohet për Demarkacionin, në kuadër të kësaj pos marrëveshjes kemi edhe raportin e komisionit shtetëror, dhe ajo e dy presidentëve.

Mendoj se vendimet i merr seanca se a do të ketë debat ose jo, ajo me rëndësi është se sot të gjithë mund ta gjejnë veten besoj se të gjithë do të votojnë.

Nuk do të kishim ardhur në seancë po të mos i kishim 80 vota”, ka shtuar ai