Kjo është dita kur rriten temperaturat

Views: 6
Avantgardia

Ditëve të para të javës një vorbull ciklonike nga Mesdheu do të kalojë mbi rajonin tonë, duke kushtëzuar mot kryesisht të vranët dhe me shi

Ndërkohë, rryma të ngrohta ajrore nga Afrika veriore gradualisht do të sjellin rritje të temperaturave, sidomos në pjesën e dytë të javës.

Sot do të ketë mot me shi në mëngjes, e në vise malore mbi 1000 m edhe me borë. Gjatë ditës kryesisht vranët, e në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.

Dita e nesërme do të jetë e ngjashme, me vranësira dhe intervale me diell. Të mërkurën në mëngjes, në vise të ulëta mundësi për mjegull, e pasdite vende-vende nuk përjashtohet mundësia për riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje.

 

E tek të enjten moti do të përmirësohet ndjeshëm, ku temperaturat do të ngjiten në 14 gradë, e ditët e mëpastajme edhe në 16.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *