Fillon takimi Dimitrov-Koçijas, maqedonasit protestojnë përpara MPJ-së

Views: 74
Avantgardia

Para pak çastesh ka filluar takimi mes Ministrit të punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe shefit të diplomacisë greke, Nikos Koçijas në Shkup, raporton Indeksonline Maqedoni.

Ndërkohë teksa po zhvillohet takimi mes dy shefeve të punëve të jashtme, para objektit të ministrisë së Punëve të Jashtme, dhjetëra qytetarë maqedonas po protestojnë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre nga bisedimet që i zhvillon qeveria e Maqedonisë me fqinjin grek në lidhje me çështjen e emrit.

Në lidhje me çështjen e emrit, organizata maqedonase, njëherit edhe organizatore e protestës, Fronti kombëtar për shpëtim të Maqedonisë kërkon menjëherë të ndalen bisedimet me Greqinë dhe kërkojnë nga Kombet e Bashkuara që ta pranojnë Maqedoninë nën emrin kushtetues.

Video nga protesta: