Triumf bindës i Realit ndaj Las Palmas

Views: 69
Avantgardia

Real Madridi është treguar bindës në fitoren prej 3-0 si mysafir i Las Palmas në Estadio Gran Canaria, përkundër se Zinedine Zidane vendosi që t’i linte të pushojnë disa nga lojtarët kryesorë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 26-të nga Gareth Bale. Uellsiani pranoi një top nga Luka Modric, vrapoi në krahun e majtë duke shkuar drejt portës dhe realizoi.

(Foto: Twitter/ Real Madrid C.F.)

Rezultati u dyfishua me një gol të Karim Benzemas të shënuar nga pika e bardhë (39′) dhe me epërsi prej dy golash, Los Blancos shkuan në pushim.

Të zgjedhurit e Zinedine Zidane realizuan edhe në pjesën e dytë. Ishte sërish Gareth Bale që realizoi, por këtë herë nga penalltia (51′).

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi i është afruar Atletico Madridit me një pikë diferencë, ndërsa lideri Barcelona ndodhet 12 pikë larg. Mirëpo, të dy rivalët e Mbretërve akoma nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj xhiroje.

(Foto: Twitter/ Real Madrid C.F.)

Humbja e lë Las Palmasin në zonën e rrezikut (në vend të 18-të) me vetëm 21 pikë të arkëtuara pas 30 ndeshjesh.

Në xhiron e ardhshme, Los Blancos do ta zhvillojnë derbin madrilen kundër Atletico Madridit, derisa Las Palmas luan si mysafir i Levantes.