Vëllai rreh me shufër metalike vëllanë në Podujevë

Views: 75
Avantgardia

Policia ka arrestuar një të dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar me shufër metalike vëllanë e tij, gjatë ditës së djeshme në Podujevë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar ndihmë mjekësore në QKUK
Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.

Njoftimi i plotë i policisë nga raporti 24 orësh:

Podujevë 11.04.2018-14:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me shufër metali vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK, ku me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.