QKUK: I morëm të gjitha masat emergjente por Vokrri ndërroi jetë

Views: 71
Avantgardia

Përkundër të gjitha masave që kanë marrë mjekët emergjent, Fadil Vokrri ndërroi jetë.
Si pasojë e një komplikimi shëndetësor, të cilin nuk mundi ta tejkalojë as pasi u dërgua me urgjencë në qendrën kryesore spitalore të vendit, kreu i futbollit kosovar ka ndërruar jetë. Zyrtarë të QKUK-së i thanë Gazetës Express se përkundër të gjitha masave që kanë marrë mjekët, Vokrri ndërroi jetë.

“Përkundër të gjitha masave që janë marrë nga mjekët emergjent të kësaj klinike, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë”, thanë zyrtarët e QKUK-së për Gazetën Express.

Ylli i futbollit kosovar Fadil Vokrri ka vdekur sot pas një sulmi në zemër.