Insekte në ushqimin e fëmijëve

Views: 542
Avantgardia

Në çerdhet ‘Fatosat’, ‘Luleverat’ dhe ‘Yllkat’ janë sjell makarona me insekte të vogla.

Më shumë se 250 fëmijë të kësaj çerdhe në kryeqytet janë rrezikuar të enjten që të ushqehen jo shëndetshëm.

Kjo pasi që në institucionet parashkollore ‘Fatosat’, ‘Luleverat’ dhe ‘Yllkat’ në kohën e drekës janë sjell makarona në të cilët ka pasur disa insekte të vogla.

Këtë e konfirmojnë drejtoritë e këtyre çerdheve.

Vlora Maliqi Avdullahu, drejtoreshë e institucionit parashkollor  ‘Fatosat’

“Dje në orën 12:00 ka fillu servimi I drekës dhe punëtoret kanë vërejtur disa insekte, më kanë lajmëru mu… e kemi evitu fëmijëve nuk u janë servu makaronat…”

Përfaqësueset e këtyre institucioneve mohojnë informatat se në makarona është gjetur miu.

Ato pasi kanë vendosur që fëmijëve t’iu servohet ushqim tjetër nga rezervat, kanë njoftuar organet përgjegjëse në lidhje me rastin. Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, është informuar për këtë cështje dhe të premten kanë vizituar kuzhinën kryesore që furnizon cerdhet me ushqim.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj flet për shkaktarët e mundshëm që mund të kenë mundësuar praninë e këtyre insekteve në makarona.

“Po kemi informata se 3 cerdhe…, kam shku në kuzhinën qendrore, ata thonë se gjithcka është në rregull, pork a pas problem me njërin kazan….

Jonuzaj paralajmëron masa pasi të marrin raportin për këdo që është përfshirë dhe ka lejuar të ndodhë kjo. Ai thotë se e kanë të nevojshme shtimin e stafit në kuzhinën kryesore dhe deponë furnizuese.

Ndërkohë, mesditën e së premtes edhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka dërguar inspektorët në vendngjarje. Sipas kryeinspektorit sanitar Ibrahim Tërrshnjaku, sa i përket higjienës nuk ka asnjë telashe në kuzhinë, dhe mostrat janë dërguar për analizë të mëtutjeshme në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike.

‘Unë isha vetë.. Mostra është dërguar për analiza në Institutin e Shëndeti Publik, higjiena ishte në nivel të lartë Një kazan për të gjitha cerdhet, ka mbetur të hulumtohet, ne konstatojmë se kushtet për përgatitje dhe eksportim, janë në nivel të lartë. Në ato hapësira përgatitet dhe shërbehet ushqim higjienik. Verifikim se a ka present insekte, pse vetëm në 3 cerdhe.