Në Ferizaj grabitësit ikin pa i marrë paratë pas refuzimit të shitëses për t’ua dhënë ato (VIDEO)

Views: 9
Avantgardia

 

Video Player

Këto janë pamjet kur dy persona të maskuar dhe të armatosur tentojnë të grabisin marketin “Abi” në rrugën ”Gjon Serreçi” në Ferizaj. Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pas rezistimit të shitëses Mirlinda Toshi për t’ua dhënë paratë. Ngjarja e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 u filmua nga kamerat e këtij marketi.

“Mbrëmë rreth përfundimit të orarit të punës kanë ardhë dy persona të cilët kanë qenë të maskuar dhe me armë, më thoshin qiti paret po unë u thash që s’ka pare se i ka marrë shefi më herët dhe tash i thirrim policinë, kur ka shku kolegia me marrë telefonin ata kanë ikur, njëri ma ka drejtu armën, tjetri ka tentu me hy në arkë”, tha Mirlinda Toshi.

Kurse, në Policinë e Ferizajt, thanë se ende nuk kanë arritur t’i identifikojnë këta persona dhe se hetimet janë duke vazhduar.

“Mbrëmë rreth orës 22:50 minuta në rrugën “Gjon Serreçi” dy persona të maskuar njëri me armë ka hyrë në një market dhe kanë tentuar të grabisin, kanë kërkuar të hollat nga arkatari, por në momentin e fundit janë tërhequr dhe nuk kanë mundur me kry këtë vepër. Ka qenë gjeturi e njërës nga punëtoret e cila në atë moment ka marrë telefonin me thirrë Policinë dhe ata sigurisht janë frikësuar dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pa e kryer veprën që e kanë menduar. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka organizuar ndjekjen e tyre dhe identifikimin e tyre, për momentin nuk kemi diçka konkrete, por jemi duke punuar në atë drejtim për kontrollimin e kamerave në atë rreth që të bëjmë identifikimin e personave në fjalë edhe pse ata kanë qenë të maskuar, por ne do t’i kryejmë veprimet tona policore”, tha Agim Gashi.

Përveç rastit të mbrëmshëm, para tri dite është grabitur një filial i bankës “Raiffeisen”, në magjistralen Ferizaj-Shkup, ku janë vjedhur disa të holla. Në Policinë e Ferizajt thanë se ditëve të fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve, mirëpo ende nuk ka të arrestuar për vepra të tilla.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *