NJË DJALË PO SULMON VAJZAT NË PRISHTINË -VIDEO

Views: 479
Avantgardia

Rrugët e Prishtinës shpesh janë te pasigurta për qytetarët, duke u bërë  edhe cak i sulmeve të ndryshme.

Femrat veçmas po ndjehen te rrezikuara. Kështu te paktën shprehet për Indeksonline një qytetare, e cila pretendon se është sulmuar nga një person mashkull.

 

 

Sipas saj,  i njëjti vazhdimisht sulmon femrat në kryeqytet.

L.M, (emër i njohur për redaksinë)  përmes një letre  ka treguar se personi që po i sulmon është i njohur për organet e hetuesisë.  Me këtë rast, ajo u ka bërë thirrje të gjithëve që të kenë kujdes nga i dyshuari  siç thotë ajo i moshës rreth 30 vjeç.

“…për vajzat edhe gratë, një burrë rreth 20-30 vjeç, po sulmon gra e vajza në qendër të Prishtinës, përkatësisht në rrugën mbrapa teatrit edhe kah Ministria e Arsimit. Policia po e njeh kush është, nuk po ndërmarrin kurrgjë. Keni kujdes, edhe harrojeni që ju ndihmon dikush nëse ndodhë, që 4 raste po ndodhin edhe askush nuk ka ndërhy prej qytetarëve prezent me ndihmu ku janë sulmuar disa vajza e gra. Vet jemi dhe prandaj vet duhet me u mbrojt”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, rasti është konfirmuar për Indeksonline edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Zyrtarja për informim e PK-së për  këtë rajon, Flora Ahmeti ka thënë se është hapur një rast ‘sulm’ në Polici.

“Rasti është hapur nga ankuesja femër, e cila është sulmuar nga një person i dyshuar në rrugën “Agim Ramadani në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje, ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i hetimeve.

Ndryshe, ditë më parë në vendin tonë janë mbajtur protesta nga qytetarë, aktivistë e shoqata të ndryshme ndaj dhunës dhe sulmeve ndaj femrës. /Indeksonline/