Protestohet kundër rrënimit të objekteve afër Batllavës

Views: 39
Avantgardia

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë në Kosovë në bashkëpunim me banorët e Orllanit me rrethinë duke filluar nga ora 14:00 do të protestojnë në shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve të vendit lidhur me rrënimin e objekteve afër liqenit të Batllavës.

Sipas njoftimit të organizatorëve, kjo protestë është duke u bërë me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të Ministrisë së Mjedisit e cila, sipas tyre, po ndikon edhe në shpërnguljen e banorëve nga ky vend.