Kryetari Ismajli priti në takim ministrin e zhvillimit rajonal

Views: 107
Avantgardia

Shtime, 24 tetor 2018 – Sot në Komunën e Shtimes, ka qëndruar në vizitë ministri, Rasim Demiri nga Ministria e Zhvillimit Rajonal i shoqëruar me znj. Magbule Shkodra zv.ministre dhe z. Esat Racin, zv.ministër, të cilët u pritën nga kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, i shoqëruar nga drejtoresha e DPUKGJ-së, znj. Shqipe Rexhaj dhe drejtori i DZhE-së, z. FItim Hoxha.

 

Related image

 

Kryetari Ismajli, ka falënderuar ministrin Demiri për vizitën dhe bashkëpunimin për realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të komunës së Shtimes. Kryetari Ismajli dhe ministri Demiri, inspektuan punimet të cilat janë duke u realizuar në fshatin Petrovë – Llanisht, trotuari dhe shtegu për çiklistë, bashkëfinancim i Komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.