Agim Aliut në fillim të mandatit ka larguar nga puna qindra punëtorë shëndetësorë duke e cilësuar jo të ligjshme kontratën me Caritasin

Views: 13
Avantgardia

Agim Aliut në fillim të mandatit ka larguar nga puna qindra punëtorë shëndetësorë duke e cilësuar jo të ligjshme kontratën me caritasin ndërkohë që tashti po synon të lidhë një marrëveshje të re për punësim të militantëve të vet.

Derisa po diskutohej mundësia për lidhjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi midis Ferizajt dhe “Caritasit”, pas një debati të nxehtë midis pozitës e opozitës në KK të Ferizajt dhjetëra këshilltarë e kanë lëshuar mbledhjen me arsyetimin se qeverisja e Agim Aliut (PDK) në fillim të mandatit kishte larguar nga puna qindra punëtorë shëndetësorë, ndërkohë që tashti po synon të lidhë një marrëveshje të re për punësim të militantëve të vet.
Gëzim Kokollari, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka thënë se ekzekutivi komunal paraprakisht është dashur t’u kërkonte falje rreth 200 punëtorëve shëndetësorë të cilët mbeten pa punë pas shkëputjes së marrëveshjes me “Caritasin”, dhe qytetarëve për mungesën e shërbimeve shëndetësore.

Comments: 0

Your email address will not be published. Required fields are marked with *