Haradinaj informon Këshillin Drejtues të AAK-së për zhvillimet politike në vend

Views: 53
Avantgardia

Këshilli Drejtues i AAK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike, duke përfshirë taksën në produktet serbe si dhe dialogun me Serbinë dhe gjasat e rifunksionalizimit të tij.

Në këtë takim kryetari i AAK-së dhe Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj i ka njoftuar anëtarët e Këshillit Drejtues të Partisë së tij, me përpjekjet që po bënë Qeveria e Koalicionit në adresimin e temave të rëndësishme për qytetarët, duke ruajtur subjektivitetin, integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe duke bërë te pamundurën që të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht bindjeve dhe përkatësive të tyre, të ndihen të barabartë.

Këshilli Drejtues i AAK-së në këtë mbledhje e ka liruar nga të gjitha përgjegjësitë politike në emër te Aleancës, anëtarin e deritashëm të saj, Ylber Bajra, i cili ishte kryetar i Degës së AAK-së në Kaçanik.