Modeles ruse iu zhdukën këmbët në ‘selfien’ para pasqyrës (Foto)

Views: 116
Avantgardia

Natalia Vadianova nga Rusia, i ka befasuar dy milionë ndjekësit e saj në Instagram, me një fotografi ku nuk i shihen aspak këmbët.

Derisa po bënte ‘selfie’ para pasqyrës, modeles dhe filantropistes ruse që kishte të veshur një fund të shkurtër elegant, dukej sikur qëndronte në ajër pa pjesën e poshtme, transmeton Telegrafi.

“Ku i ke këmbët” si dhe “po mundohem të gjej zgjidhje, por nuk po mund të kuptojë çfarë po ndodhë”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Vadianova me këmbë të zhdukura

Mirëpo, një komentues ka thënë se një këmbë e 36-vjeçares është bërë njësh me sfondin, teksa tjetra është fshehur prej reflektimit të pasqyrës.

Më 2012 Vadianova ishte zgjedhur nga Forbes, si modelja e tretë me më shumë përfitime. Gjatë të njëjtit vit, ajo pranoi pagesë me prej shtatë shifrash, pasi u bë pjesë e një reklame të Calvin Klei