Momenti i pakëndshëm i Messit gjatë fotografimit me modelen izraelite

Views: 584
Avantgardia

Lionel Messi është bërë edhe një herë temë kryesore mediatike, por kësaj radhe jo për magjinë e tij në fushë.

Është e ditur se njëri prej futbollistëve më të mirë në histori është paksa i turpshëm dhe nuk paraqitet shpesh në publik.

Lionel Messi dhe Yael Shelbia (Foto: YouTube/Lionel Messi)

Derisa me topin në këmbë ndihet për mrekulli, në shoqërinë e femrave duket se ai nuk ndihet komod.

Si fytyra reklamuese e Sirin Labs, 31-vjeçari ditë më parë është paraqitur në ceremoninë e prezantimit të telefonit të ri celular, Finney, ndërsa është shoqëruar nga bukuroshja izraelite, Yael Shelbia.

 

Lionel Messi dhe Yael Shelbia (Foto: Twitter/YouTube/Screenshot)

Gjatë momentit të fotografimit, bukuroshja i është afruar shumë futbollistit, teksa ai nuk ka bërë asnjë reagim.

Për më shumë, Messi qëndronte si i shtangur, teksa ishte i mbështetur me sup në gjoksin e modeles 18-vjeçare. Ndërsa videoja nga ky moment është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Më vonë, argjentinasi ka bërë shaka se nuk kishte dashur ta përqafonte manekinen, sepse nuk donte të kishte probleme në shtëpi.

Kujtojmë që Messi është i martuar me Antonella Roccuzzon, me të cilën ka dy fëmijë, Thiago dhe Mateo.

 

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që lojtari reagon në mënyrë të çuditshme në prezencë të femrave të bukura.

Gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, njëra prej promovueseve e kishte shfrytëzuar rastin të fotografohej me të, ndërsa ylli i Barcelonës në atë çast i kishte futur duart në xhep. /Telegrafi/