Ironia e studentëve shqiptarë me Ramën: Me dashuri ngelësit e Letonisë

Views: 156
Avantgardia

Dy ditë më parë Edi Rama u shpreh se studentët që janë ngritur në protestë nuk janë asgjë tjetër veçse ngelës që nuk pranojnë të paguajnë për provimet e mbartura.
Por duket se fjalët e kryeministrit nuk janë kapërdirë nga vetë studentët të cilët e kanë ironizuar me pankarta të ndryshme.

Një ditë më para para ministrisë së Arsimit shkruhej: Në jemi ngelësit që na kërkon Gjermania.

Nga studentët e fakultetit të Mjekësisë të cilët po largohen në masë drejt Gjermanisë.

Ndërsa sot një grup studentësh shqiptarë që studiojnë në Letoni kanë publikuar një pankartë në mbështetje të studentëve në Tiranë.

“Unë protestoj, me dashuri ngelësit e Letonisë”, shkruhet në pankartë.

Kujtojmë që prej disa ditësh studentët në mbarë vendin janë ngritur në protesta kundër çmimeve të “kripura” të shkollimit në Shqipëri./Express