Enca vazhdon me publikimin e fotografive që vënë në pah format e saj

Views: 866
Avantgardia

 

 

Vënia në pah e figurës trupore nuk është shprehi e panjohur kur është fjala për Enca Haxhinë.

Këngëtarja shqiptare numëron afro dy milionë ndjekës në Instagram, ku kohë pas kohë i vë në plan të parë format e saja të bujshme.

Gjatë të shtunës, ajo ka bërë një ‘selfie’ në ashensor dhe e ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale.

Në fotografinë e publikuar, në plan të parë është gjoksi i bujshëm i Encës, ndërsa për tre orë ka marrë afro 80 mijë pëlqime.