Ceca futet në Kosove nuk pengohet nga askush

Views: 1380
donita

 

 

Këngëtarja serbe, Svetlana Razanatovic e njohur si Ceca, sipas mediumit serb ‘Tv Prva’, është futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinje, pa asnjë problem.Ajo është futur në Kosovë edhe përkundër thirrjeve të ministrit të Kulturës , Kujtim Gashi, që ajo të mos lejohet të futet në Kosovë, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ajo do të mbajë një koncert në qendrën studentore në veri të Mitrovicës, si pjesë e protestës kundër taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe.

Autoritete e Kosovës më herët ua kishin ndaluar hyrjen në Kosovë, basketbollistëve të klubit të Partiazanit, dhe zëvendës drejtorit të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’./GazetaExpress/