Veseli vazhdon vizitën në Uashington, takime në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe Kongres

Views: 1328
donita

 

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas vizitës nër kampet e njohura ushtarake amerikane ku ka parë nga afër pajisjet ushtarake, shumë prej të cilave do të jenë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, tani ka udhëtuar drejt Uashingtonit për takime politike.

Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Veseli pritet të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.

Vizitën e tij në ShBA ai e ka nisur duke qëndruar në Iowa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombëtare të Iowa-s nga të cilët ka marrë përkrahje për ushtrinë.

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, Veseli do të qëndrojë edhe në New York ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind, si dhe në prah të vendimit të Kuvendit të Kosovës për formimin e Ushtrisë, përcjell Telegrafi.