Qytetarët e “Lagjes së re” në Ferizaj ankohen për shkatërrimin e rrugëve nga ndërtimet e reja (Foto)

Views: 1271
Avantgardia

Qytetarët e komunës së Ferizajt të “Lagjes së re”, janë ankuar se rrugët e lagjes së tyre janë shkatërruar për shkak të ndërtimeve të reja të banesave dhe se kanë pasur mungesë të ujit pothuajse për një javë.

Sipas qytetarëve “Lagja e Re” që kanë dërguar edhe fotografi në adresë të Telegrafit rrugët po shkatërrohen nga ndërtimet e banesave, janë bërë të pakalueshme, aq më tepër nuk ka rrethoja rreth ndërtimeve e në afërsi është edhe kopshti për fëmijë.

“Lagja më e mire që njihet në Ferizaj, u shkatërrua prej ndërtimeve të banesave. Rrugët janë tmerr, shumica të pakalueshme. Rruga rreth ndërtimeve është e frikshme, s’ka rrethoja rreth ndërtimit, çerdhja është pranë, fëmijët kalojnë non-stop nga ajo rrugë… Është mjerim në këtë shekull të ballafaqohemi me  një situatë të tillë… Një javë ujë nuk ka pas, pa paralajmërim… Gjithashtu rrymë nuk ka pas një dite, tetë orë…Me një fjalë tmerr po përjetojmë”, janë ankuar qytetarët e kësaj lagjeje.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të kësaj lagjeje.