Daçiq kërkon nga NATO ta bëjë një doracak se kush mund të shkoj në Veri

Views: 1232
Avantgardia

Siç ka thënë ai, “marrëveshja e tillë është bërë se NATO duhet të jep urdhër të cilin duhet ta respektojnë të gjithë në terren”, në mënyrë që, siç thotë, “të mos vijë deri te situata që të ndizet baruti në Kosovë”.

Me rastin e deklaratës së përfaqësuesve të KFOR-it se ROSU mund të shkojë në veri të Kosovës pa kurrfarë leje, Daçiq ka thënë se ata interpretojnë se ROSU nuk janë pjesë e forcave të armatosura por të forcave të policisë, mirëpo, ai shton se “këto janë interpretime individuale”.

Shefi i diplomacisë serbe konsideron se duhet të vij deri te “mënyra praktike e karakterizimit të gjithë atyre forcave”.

“Ne kurrë nuk kemi folur për atë se a guxojnë të hyjnë në veri të Kosovë, pa lejen e kryetarëve të komunave serbe ROSU apo ushtria, ne gjithmonë kemi folur mbi forcat e armatosura të shqiptarëve, kështu që NATO duhet ta përpilojë një doracak mbi atë çfarë kemi kërkuar dhe t’i dorëzojë përfaqësuesve në terren”, ka thënë Daçiq./