Gjatë ditëve të ardhshme ja si do të jetë moti në Kosovë

Views: 1332
donita

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditët e ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e hënë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Të martën do të ketë rënje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe mundësi për reshje shiu dhe bore në disa vende të intensitetit të dobët, të cilat pastaj do të ndërpriten.

Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.