Taksa e Rrugës së Kombit, 40 mijë turistë më pak nga Kosova (VIDEO)

Views: 1289
Avantgardia

Këtë nëntor, sipas Institutit te Statistikave, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti. Rreth 25 mijë persona më pak, shifër kjo që gjatë nëntorit pësoi rënie në 15 mijë persona.

Sipas këtij Instituti “Rreth 40 mijë shtetas nga Kosova më pak se të njëjtët muaj të vitit të shkuar vizituan Shqipërinë në tetor dhe nëntor. Kjo periudhë përkon me vendosjen e tarifës për të përshkuar Rrugën e Kombit”.

Përjashtuar tetorin dhe nëntorin fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova në vendin tonë ka qenë i lartë, shkruan abcnews.al përcjellë/IK