Arber Salihaj zgjidhët sportisti i vitit në komunën e Shtimes

Views: 89
Avantgardia

Shtime më, 27 dhjetor 2018 – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport është duke vazhduar traditën e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit. Komuna e Shtimes edhe këtë vit përmbylli me suksese inkurajuese dhe të mira në sport duke shpresuar se viteve të ardhshme do të krijohen mundësi shumë më të mira dhe të përshtatshme për avancimin e vlerave në këtë sferë, meqë këtë vit Komuna ka në dispozicion Fushën e Futbollit moderne të qytetit si dhe në përfundim e sipër të objektit tjetër modern i Sallës Sportive.

Me një fjalë rasti i pari i Komunës z. Naim Ismajli ka përshëndetur të pranishmit si dhe ka përgëzuar të gjithë sportistit për të arriturat e tyre gjatë vitit që po e lemë pas, duke thënë se ata me kontributin e tyre po e nderojnë Shtimen dhe për këtë gjë ne krenohemi me ju dhe theksoi se do të kenë mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme nga ne si Komunë.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport z. Lumni Amrushi ka përshëndetur dhe ka uruar të gjithë sportistët e komunës sonë, duke u zotuar se do të kenë gjithmonë përkrahjen e Komunës. Komuna jonë njihet si vendi i talenteve në fusha të ndryshme e sidomos në fushen e sportit dhe ata talent na nderuan sot me prezencën e tyre.

Nënkryetari i Komunës, z. Rrahman Jakupi ka shpërndarë mirënjohje për sportistët që kanë arritur suksese në arenën ndërkombëtare dhe që na nderuan me prezencën e tyre në këtë solemnitet sportive duke i falënderuar secilin veç e veç për këta sportistë: