Profesori i Parisit: Sikur në Francë të kushtonte një litër benzinë me standard të Kosovës, do të shkaktohej luftë civile

Views: 1225
Avantgardia

Profesori që ligjëron në Paris Nezir Kraki, ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndërhyjë urgjentisht në rregullimin dhe kontrollimin e çmimeve dhe fitimeve të bandave të naftës.

Kraki në një postim në Facebook, ka krahasuar pagat minimale në Kosovë dhe çmimet e një litri benzinë, me ato të Francës, duke thënë se me standard të Francës një litër në Kosovë do të kushtonte vetëm 25-35 cent, përcjell Bota sot.

Sipas tij, sikur në Francë të kushtonte një litër benzinë me standard të Kosovës, do të shkaktohej luftë civile.

Postimi i plotë:

Sa për krahasim:

Ne Francë: 

Rroga minimale: 1200€

Nje liter benzin: 1.5 – 1.6€

Në Kosovë:

Rroga minimale: 200€ (ndoshta më pak)

Një liter benzin: 1.15 – 1.30€

Me standard t’Kosovës (rrogë/liter) nje litër në Francë do kushtonte diku 6 – 7.5€.

Me standard të Francës nje litër në Kosovë do kushtonte vetem 25-35 cent.

Merreni me mend një sekond çka do ndodhte sikur çmimi në Francë të arrinte ne 7€ per liter benzin. Luftë civile.

Shteti i Kosovës duhet të ndërhyjë urgjentisht në rregullimin dhe kontrollimin e çmimeve dhe fitimeve të bandave të naftës