Napoli rikthehet te fitorja, Inzaghi drejt shkarkimit?

Views: 283
Avantgardia

Napoli rigjeti fitoren, vetëm 3 ditë pas humbjes në Milano ndaj Interit, teksa mposhti Bolognën në “San Paolo”, me rezultatin final 3-2.

Pa Insignen dhe Koulibaly, të dy të pezulluar, napolitanët gjetën avantazhin që në minutën e 16′ me anë të sulmuesit polak, Arkadiuz Milik.

Bologna riktheu baraspeshën në pjesën e parë, me golin e shënuar nga sulmuesi Santander, duke bërë që fati i takimit të vendoset në 45-minutëshin e dytë.

Milik dhe Mertens shënuan për skuadrën e Ancelottit në këtë fraksion, ndërsa goli i Danilos për Bolognën shërbeu vetëm për statistikë.

Me këtë 3-pikësh, Napoli shkon në kuotën e 44 pikëve, 9 më pak se Juventusi që kryeson renditjen me 53 pikë, ndërsa te Bologna orët e trajnerit Inzaghi në pankinë, janë të numëruara.