Pritje madhështore për Mozzikun në Ferizaj: Mbrëmë thyem rekorde

Hip hop ylli Mozzik, bashkë me Loredanën dhe Getinjon, performuan për herë të parë pas shumë kohësh në Kosovë.

Ishte Diamonds Club në Ferizaj që ka marrë përgjegjësinë e organizimit të një prej koncerteve që u prit më së shumti në Ferizaj.

“Ferizaj na keni bo me flatra. Iu jemi falënderues gjithë jetën. Kërkojmë falje atyre që kanë mbetur jashtë. Mbrëmë thyem rekorde në Ferizaj”, u shpreh reperi.

Mozziku dhe Loredana pritet të nisin një turne të madh të përbashkët gjatë verës.