Gjendet një person pa shenja jete në traktorin e tij në Lipjan

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gllavicë të Lipjanit.

Sipas policisë, personi është gjetur dje në orën 15.20, në traktorin e tij në arat e fshatit.Sponzor

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga policia.