Kapen hajnat që kryen grabitjen e armatosur në Ferizaj

Views: 3277
Avantgardia

Policia me sukses ka arritur që të kryej bastisje në tri lokacione të ndryshme dhe ka shoqëruar për në stacionin policor tre persona të dyshuar në lidhje me rastin e grabitjes së argjendarisë.

Sipas raportit të Policisë, dy persona të dyshuar e të maskuar kishin  grabitur një sasi ari pasditen e së hënës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa gjatë ikjes kishin shtënë me armë zjarri dhe me forcë kishin marrë një veturë me të cilën gjatë ikjes kishin aksidentuar dy vetura.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rastin janë duke e hetuar të gjitha njësitet relevante.