A do të jetë viti 2019, vit i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Views: 142
Avantgardia

Viti 2019 do të jetë vit i hapjes së kufirit Kosovë-Shqipëri, por edhe vit i arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë fjali të publikuar në rrjetin  e tij social, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u drejtohet qytetarëve të Kosovës në fillim të vitit 2019, duke paralajmëruar një vit me shumë sfida, por ndër më të rëndat, ai përmend arritjen e një marrëveshje historike paqeje me Serbinë.

“Një moment i tillë përcaktues apo vendimtar yni, i cili duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt, ndërlidhet me marrëveshjen përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Mendoj se nuk ka moment më të mirë se tani për të arritur paqen e qëndrueshme dhe përfundimtare. Rrethanat politike në Kosovë dhe Serbi mundësojnë një marrëveshje të tillë”, shkruan në një opinion të tij, Presidenti Hashim Thaçi, duke rikujtuar edhe njëherë rolin që kanë SHBA-së në këtë proces.

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

“Në favor të shfrytëzimit të plotë të kësaj mundësie historike janë SHBA-ja dhe BE-ja. Nuk kemi kohë për të humbur tani, por me zgjuarsi dhe të bashkuar duhet të vendosim për të mbyllur konfliktin shekullor me Serbinë dhe për ta hapur atë të paqes. Historia, koha dhe gjeneratat e ardhshme do të na gjykojnë për veprimin e duhur apo humbjen e mundësisë. Unë dua që të mbahemi në mend për të parën”, shkruan Presidenti Thaçi. Për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, shprehet edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por nga prizmi i autoriteteve ndërkombëtare, Haradinaj ka tensionuar raportet ndërmjet dy vendeve me vendosjen e taksës 100% për të gjitha prodhimet e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Kryeministri këtë vendim e mori për shkak të sic thotë “agresionit politk dhe diplomatic të Serbisë ndaj Kosovës”, ndërsa, shprehet i vendosur që taksën mund ta heq vetëm nëse Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.