Video e siguruar nga IndeksKosova ku shihen hajnat duke ja thyer gjamin e veturës mërgimtarit në Ferizaj

Views: 39703
donita

Një mërgimtari, i cili ka ardhur nga Gjermania në Kosovë për t’i festuar festat e fundvitit, të hënën, persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës, duke ia grabitur kështu dokumente dhe gjëra me vlerë prej 6 mijë e 500 eurosh. Ai ka rrëfyer për Express se si ka ndodhur rasti

Beshir Haliti nga Ferizaj ka thënë se vetura e tij e tipit X6, është thyer në një parking në qytet.

“Ma kanë thyer xhamin e veturës në parking në Ferizaj. Kam qenë me gruan në një
lokal, veturën e kemi pasë të parkuar. E kanë vjedhë çantën e gruas ku brenda kanë qenë dokumentet personale dhe 6 mijë e 500 euro”, ka thënë Haliti