ANËTARI SERB I PDK-SË I KTHEHET PUNËS NË TELEKOMIN E KOSOVËS – SYNON POSTIN E PËRJETSHËM

Bojan Bozovic, anëtar serb i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), është kthyer në përsëri si punëtor i Telekomit të Kosovës pasi që kishte kërcënuar Qeverinë e Kosovës me grevë urie. Mirëpo tash është duke synuar një post të përjetshëm në këtë institucion.

Bozovic ka treguar se i është vazhduar kontrata e punës edhe për tre muaj me Telekomin e Kosovës. Po ashtu ai shpreson se pas tre muajsh kur të shpallet konkursi i ri do të konfirmojë edhe punën e tij përgjithmonë të TK.

“Unë me këtë e përfundova grevën e urisë sepse tani jam përsëri punëtor i Telekomit të Kosovës. Kontratën e kam për 3 muaj dhe pas 3 muajsh do të shpallet një konkurs i ri, i cili besoj që do ta konfirmojnë punën time përgjithmonë aty. Kontratën e kam nënshkruar me zyrtarë të burimeve njerëzore dhe e ka nënshkruar u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi dhe besoj që kjo është kontrata e fundit mbi vepër”, tha Bozovic.

Në lidhje me deklaratat e tij se është rikthyer përsëri në punë. 

Arsim Bilalli e konfirmoi se Bozovic është  angazhuar përkohësisht me kontratë pune.

“Bojan Bozovic nuk ka kontratë të rregullt në Telekomin e Kosovës dhe si rrjedhojë është i angazhuar përkohësisht me kontratë për punë dhe detyra specifike”, tha Billalli për kallxo.com.

Ndryshe muaj më parë, Bojan Bozovic kishte kërcënuar edhe me vetëvrasje nëse nuk punësohet përsëri në Telekomin e Kosovës, si dhe para kësaj i ishte drejtuar me një letër zyrtare edhe Qeverisë së Kosovës.