Edhe një vjedhje në Ferizaj, vidhen llaptop dhe gjëra me vlerë në makinë

Views: 1228
Avantgardia

   Sot rreth orës  16:45 në  rrugën magjistrale, tek mobilieria  Promoplast,  është plaçkitur edhe një veturë e tipit Porsche, pronë e  Murat Oranës.

Hajnat kanë thyer makinën  dhe kanë marrë  gjithçka që ka pasur me vlerë në këtë makinë.

Sipas pronarit Orana, hajnat kanë marrë një llaptop , ari me vlerë rreth 1500 euro,  një telefon Samsung S8-Plus dhe dokumentat e udhëtimit të  bashkëshortes.

Rasti është lajmëruar edhe në polici të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Pornari i makinës i ka thënë , se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, dhe brenda 10 minutash sa kanë hyrë në mobilieri makina  është plaçkitur.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe një ditë më parë  në këtë pjesë të rrugës në Ferizaj dhe ende  nuk ka  asnjë të arrestuar, edhe pse shumica e bizneseve kanë kamera të sigurisë  që mbulon edhe parkingjet e tyre.