Në temperatura minus, banorëve të fshatrave të Ferizajt u duhet të bartin ujë të pijshëm me bidonë

Views: 1213
Avantgardia

Ndonëse është instaluar rrjeti i ri i ujësjellësit nëpër shumë fshatra të Ferizajt, banorët nuk mund ta përdorin ujin për pije.

Në temperatura minus, shumë banorë të fshatrave të Ferizajt po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.

Për disa orë, atyre u duhet të presin për të mbushur bidonët, të cilët i përdorin për konsum të përditshëm.

Këtë po e bëjnë në çezmën që gjendet në hyrje të Sallës së Sportit në Ferizaj.

Banorët theksojnë se ky problem për ta është i kamotshëm.

Në Komunën e Ferizajt nuk janë përgjigjur në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm në shumicën e fshatrave, por Kohavisioni ka mësuar se shpenzimet për ujin që marrin banorët, i paguan komuna e Ferizajt.