Kur të fillohet me qumshtin e lopes tek fëmijët

Views: 242
donita

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

Qumështi i lopës për të posalindurin –çfarë të keqe ka ?
Për ata që zgjedhin qumështin e lopës – rreziqet ?
Kur ju mund t’i filloni qumështin e lopës fëmijës tuaj ?

Ka shumë prindër që në mos suksesin për gjidhënie për fëmijët e tyre, zgjedhin qumështin e lopës. Sqarimet që dëgjojmë janë nga më të ndryshmet :

“Po pse si u rritem ne ? “
“ Djali i komshiut po pin qumësht lope dhe është bërë më pëlcitë nga shëndëti “
“ Çfarë të keqe ka “

E tërë kjo i dërgon deri te fillimi i përdorimit të qumështit të lopës, mjaft i rrezikshëm dhe me pasoja për foshnjet e porsalindura.

Gjidhënja zgjidhja më e mirë

Duhet të rikujtojë se atëherë kur është e mundur, gjidhënia është gjithçka që i duhet një të porsalinduri sa i përket ushqyeshmërisë. Gjidhënia, jo vetëm që siguron ushqimin për foshnjën tuaj, por gjithashtu siguron edhe mbrojtjen më të mirë imunitare, përcjellë ngrohtësinë, dashurinë dhe sigurinë e vazhdueshme për foshnjën, duke siguruar kështu rritje dhe zhvillim të kënaqshëm, ecje të mirë në aspektin fizik dhe psikik për fëmijën tuaj, e po ashtu ka rol shumë të rëndësishëm edhe për vetë shëndetin tuaj si nënë.
Është shumë e rëndesishme si proces deri në vitin e parë dhe gjithashtu më shumë rëndësi deri në përfundim të vitit të dytë.

Por, çka nëse një nënë nuk mund të ushqejë me gjidhënie?

Përbërja e qumështit të gjirit është përshtatur pikërisht për nevojat e të porsalindurit, dhe shuma ndryshon dhe përshtatet me nevojat e fëmijës në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e saj. Për konsumimin e fëmijëve që nuk ushqehen me gji ose që ushqehen pjesërisht me gji, rekomandohet përdorimi i qumështit industrial për foshnjat. Kjo është me e përafërt me qumështin natyral.

Për ata që zgjedhin qumështin e lopës, rreziqet

– Qumështi i lopës për nga përbërja e tij është menduar për viçat dhe raporti i lëndëve ushqyese me materie nuk është i përshtatshëm për foshnjën. Në qumështin e lopës, përqendrimi i vitaminës E, hekurit, zinkut, acideve yndyrore esenciale është zvogëluar. Përmbajtja në rritje e proteinave, natriumit, kaliumit (kripës) e ngarkon veshkat e papjekura dhe organet ndihmëse të tretjes së foshnjës.

Për ata që zgjedhin qumështin e lopës, rreziqet
– Qumështi i lopës për nga përbërja e tij është menduar për viçat dhe raporti i lëndëve ushqyese me materie nuk është i përshtatshëm për foshnjën. Në qumështin e lopës, përqendrimi i vitaminës E, hekurit, zinkut, acideve yndyrore esenciale është zvogëluar. Përmbajtja në rritje e proteinave, natriumit, kaliumit (kripës) e ngarkon veshkat e papjekura dhe organet ndihmëse të tretjes së foshnjës.
– Qumeshti lopës përmban nivele relativisht të larta të proteinave, acide yndyrore të ngopura, ndërsa omega-3 acide yndyrore, hekur, jod, folate dhe vitaminës D është e ulët.
– Në foshnjat, sidomos ato nën moshën gjashtë muaj mund të konfirmojmë efekte të ndryshme të dëmshme mbi organizmin si : alergji, dëmtimin e mukozës së zorrëve, gjakderdhje në zorrë, duke rritur përqendrimin e aminoacidet individuale dhe çrregullim i balancit të elektroliteve apo sistemit acidobazik në organizëm.
– Më të zakonshmet janë çrregullimet gastrointestinale të përcjella me dëmtimin e traktit tretës që manifestohet me diarre akute ose kronike, vjellje, humbje në peshë ose mos përparim sa i përket peshës si dhe qarjet e shpeshta si pasoje e dhimbjeve në traktin tretës –intestinal.

– Përmbajtja e tepërt e proteinave në qumështin e lopës në krahasim me qumështin e gjirit ose përgatitjen e qumështit, është mungesa kryesore e qumështit të lopës për fëmijët e vegjël dhe të posalindurit

– Avantazh i qumështit formulë në krahasim me qumështin lopes është se ajo është pasuruar me tilla vajra vegjetale të cilësisë së qumështit me përmbajtje të lartë të acideve yndyrore të pangopura (omega-3 acid yndyror).
– Qumështi i lopës përmban një sasi shumë të vogël të hekurit, 0.06 mg / 100 ml dhe dy vakte prej 230 ml përgatitjesh industriale të qumështit për fëmijët e vegjël, që plotësojnë pothuajse 60% të nevojave ditore.
Mungesa e hekurit në dietën e përditshme mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e karakteristikave fizike dhe intelektuale të një fëmije. Fëmijët që pijnë shumë qumësht të lopës në një numër të madh rastesh kanë mungesë hekuri.
– Furnizimi optimal i vitaminës D është i rëndësishëm jo vetëm për rritjen e kalciumit dhe kockave, por edhe për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike. Qumështi i lopës përmban vetëm 0.1 mg vitaminë D në 100 ml, sasitë në prodhimet industriale të qumështit janë shumë më të larta (1.2 mg). Në Amerikë, për shumë vite, qumështi i lopës është pasuruar me vitaminë D në një sasi prej 1 mg / 100mL.

– Ndryshimet e lëkurës mund të ndodhin gjithashtu në formën e urtikaries ose ekzemës. Kjo është edhe një arsye pse qumështi i lopës nuk duhet të përfshihet në dietën e foshnjave deri në ditëlindjen e tyre të parë.
– Alergji të proteinave të qumështit të lopës është më e zakonshme në foshnjat, sidomos në gjashtë muajt e parë të jetës, sesa në fëmijët më të rritur dhe të rriturit. Kjo është shumë më e shprehur te nënat që fëmijët i ushqejnë me qumësht lope sesa ato me gjidhënie.

Mund të konkludojmë se përdorimi i qumështit të lopës nuk rekomandohet asnjëherë para moshës 1 vjeçare së paku.
Në këto raste kur gjidhënja nuk është realizuar me sukses, sigurisht që rekomandohet përdorimi i qumështit industrial për fëmijët e vegjël për të siguruar ushqyerjen thelbësore të nevojshme.
E tërë kjo mund të kushtojë materialisht por është shumë herë më e lire sesa komplikimet që do kemi në rastin e përdorimit të qumështit të lopës si ushqimin primar.
Pra mos harroni, koha më e mirë kur ju mund t’i filloni qumështin e lopës fëmijës tuaj është pas moshës 12 muajshe dhe atë në mënyrë graduale.