Ramush Haradinaj tregon për herë të parë si dhe ku u morën vesh me Rugovën për qeverisje

Views: 664
Avantgardia

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për herë të parë për marrëveshjen që ka bërë për qeverisjen e vendit me ish-presidentin e ndjerë të Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se me Rugovën është marrë vesh për qeverisjen e vendit në pranverën e vitit 2004, pas trazirave të marsit të atëhershëm.

Shefi i ekzekutivit ka kujtuar se me Rugovën ka biseduar pas një takimi që kishin pasur figurat e vendit me zyrtarët perëndimorë.

“Më tha: ‘Ramush bre, të pata vetë më 2001… A po i bëjmë bashkë institucionet’”, ka kujtuar Haradinaj t’i ketë thënë Rugova.

“Çka po ta merr mendja, në vjeshtë?”, i kishte thënë Rugova, Haradinajt, ka treguar ky i fundit.