Fshatrat e malësisë mes Maqedonisë dhe Kosovës akoma të bllokuara nga bora

Views: 1077
Avantgardia

Banorët e fshatrave malorë të Maqedonisë në kufi me Kosovën, Breza, Malina dhe Tanusha, edhe sot kanë mbetur të bllokuar në vendbanimet e tyre, pasi që rrugët edhe më tej mbetën të papastruara, pavarësisht apeleve që ata bëjnë tanimë disa ditë me radhë deri te komuna e Çuçer Sandevës.

Banorët e këtyre fshatrave shprehen se u mungojnë gjërat elementare për jetë, si ushqimi dhe ilaçet, raporton Alsati.

“Gjendja momentalisht për në fshatrat e Malësisë është e bllokuar edhe sot.

Ende askush nuk ka marr masa për ta pastruar as nga Komuna, as nga kryetari i komunës dhe nga askush tjetër.

Bëjmë thirrje, apelojmë deri tek komuna e Çuçer Sandevës ta pastrojnë rrugën.

Me ushqimin jemi gati se në përfundim, kemi nevojë për produkte ushqimore dhe për medikamente shëndetësore”, theksoi Milazim Azemi- banor i Tanushës

Komuna e Çuçer Sandevës edhe më tej hesht, nuk përgjigjet përse nuk ndërmerren masa për pastrimin e rrugës që shpie drejtë fshatrave Malinë, Brezë dhe Tanushë.

Nga Ndërmarrja Publike Rrugët e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të lagshta, ndërsa në vendet malore me mbetje të borës.

Momentalisht nuk ka asnjë ndalesë për qarkullim, megjithatë mbetet në fuqi apeli për vozitje të kujdesshme.

Ndërkohë, moti i ftohtë ka shtuar edhe numrin e personave të prekur nga gripi.

Deri më 30 dhjetor të vitit 2018 janë regjistruar 202 raste, deklarojnë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 1.218, numri më i madh është prej moshës 15-64 vjet.

Ndërkohë, pritet që raporti i ri të shpallet brenda javës.

Gordana Kuzmanovska nga Instituti për Shëndet Publik thotë se gjendja me gripin ende nuk është alarmante, megjithatë apelon që t’i kushtohet rëndësi higjienës.

“Janë paraqitur 202 të sëmurë.

Ky numër është mjaft i vogël.

Me rëndësi është të dihet se sezoni i vërtetë e gripit ende nuk është shfaqur shumë, pra ende jemi në pragun minimal.

Për momentin kemi aktivitet të ulët të influencës.

02:24-30 Njerëzit duhet të largohen nga ata që janë të sëmurë, që kolliten, të mbajnë higjienën e duarve.

02:38-48 Pra të mbahet higjiena personale dhe higjiena e shtëpisë, të ngrohen hapësirat ku qëndrojnë njerëzit e sidomos fëmijët, shpesh të ajrosen hapësirat”, thotë Kuzmanovska.

Ndërkohë, nga Enti hidrometeorologjik informojnë se gjatë natës priten reshje të reja të dëborës dhe mot kryesisht i ftohtë, me temperatura deri në minus 11 gradë.

/Elmedina Aliji -Alsat/