Qytetari tregon pse e la Kamenicen per Kroacinë-flet edhe shefi që i ikën 14 punëtorë

Views: 454
Avantgardia

Dy autobusë me qytetarë  nga Kamenica janë larguar nga Kosova në drejtim të Kroacisë, ata thonë se janë nisur atje me kontrata pune duke kërkuar një jetë më të mirë se sa në Kosovë.

Kosovar Kosumi që gjatë mbrëmjes së djeshme ka lënë Kosovën për Kroacinë, ka thënë se arsyeja kryesore përse po e lë vendlindjen ka qenë çështja e pagës. Ka thënë se në Kroaci ka gjetur më mirë.

“Kushtet janë më të mira si çështja e punës, sikurse e banimit dhe çështjet e tjera. Ne kemi punuar edhe këtu në Kosovë”, ka deklaruar Kosumi.

Nga Kamenica janë larguar edhe qytetetarë të tjerë të cilët shprehen se në Kosovë kanë pasur të hapura biznese. Njëri prej tyre thotë se 14 punëtorë të firmës së tij janë larguar në drejtim të Kroacisë.

“14 prej tyre që kanë shkuar, kanë punuar në firmën time. Nuk na është vazhduar leja e punës dhe kësisoj kemi mbetur pa punë”, ka deklaruar njëri prej pronarëve të një firme në  Kamenicë për T7.

Gjatë mbrëmjes së djeshme kujtojmë se dy autobusë me qytetarë të Kamenicës janë larguar drejtë Kroacisë.